Trunbull: Marrëveshja me SHBA-të për pranimin e refugjatëve mbetet në fuqi
Sipas kryeministrit të Australisë marrëveshja vlen edhe tani kur në pushtet erdhi Donald Trump. Turnbull komentoi edhe vendimin e presidentit amerikan që përkohësisht të ndalojë pranimin e refugjatëve në vend
Melburn
MELBOURNE (AA) – Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull, deklaroi se mbetet në fuqi marrëveshja për refugjatët të cilën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) u arrit në kohën e presidentit amerikan Barack Obama, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas tij, marrëveshja vlen edhe tani kur në pushtet erdhi Donald Trump. Turnbull komentoi edhe vendimin e presidentit amerikan që përkohësisht të ndalojë pranimin e refugjatëve në vend.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në Port Lincon në Australinë Jugore, ai shprehu sigurinë se do të vazhdohet me implementimin e marrëveshjes e cila u arrit në nëntor të vitit të kaluar.
Marrëveshja parasheh shpërnguljen e refugjatëve nga Papua Guinea e Re dhe nga Nauru. Sipas ligjeve australiane, refugjatët të cilët me anije tentojnë të arrijnë në vend dërgohen në kampet në ishullin Manus dhe Papaua dhe në shtetin e vogël Nauru, ku presin përpunimin e kërkesave për azil.
Marrëveshjen mes dy vendeve pozitivisht e priti opinion australian, megjithatë, pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane filloi me rishqyrtimin e fatit të kësaj marrëveshje. Në Manus dhe Nauru gjenden persona nga Siria, Iraku dhe Irani, vende të cilat gjenden në listën e Trumpit si të ndaluara dhe nuk dihet nëse SHBA-të do t’i pranojë. Sipas të dhënave të fundit në Manus gjenden 941 refugjatë, ndërsa në Nauru 675.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
