Trump zgjeron paralajmërim për Tylenol tek fëmijët
"Mos i jepni Tylenol fëmijët tuaj të vogël për asnjë arsye”, shkroi Trump në një postim në Truth Social, duke përsëritur paralajmërim e tij të mëparshëm për gratë shtatzëna që të shmangin ilaçin përveç nëse është “absolutisht e nevojshme”

Washington DC
Pasi më herët i paralajmëroi gratë shtatzëna kundër përdorimit të ilaçit Tylenol, të njojhur edhe si paracetamol, presidenti amerikan, Donald Trup, u bëri thirrje prindërve të mos u japin qetësuesin e dhimbjeve edhe fëmijëve, transmeton Anadolu.
“Mos i jepni Tylenol fëmijët tuaj të vogël për asnjë arsye”, shkroi Trump në një postim në Truth Social, duke përsëritur paralajmërim e tij të mëparshëm për gratë shtatzëna që të shmangin ilaçin përveç nëse është “absolutisht e nevojshme”.
Më herët, Trump pretendoi se përdorimi i ilaçit Tylenol gjatë shtatzënisë mund të lidhet me një “rrezik të dukshëm të rritur të autizmit”, një pretendim i refuzuar nga shumë autoritete të shëndetit publik.
Të mërkurën, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) theksoi se kërkime të gjera nuk kanë gjetur asnjë lidhje të qëndrueshme midis përdorimit të paracetamolit në shtatzëni dhe autizmit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.