Bota

Trump: Zelenskyy është 'mjaftueshëm afër' për të rënë dakord për planin e paqes

"Ne mendojmë se kemi një mënyrë për të arritur paqen, ai do të duhet ta miratojë atë", tha Trump

Michael Gabriel Hernandez  | 22.11.2025 - Përdıtësım : 22.11.2025
Trump: Zelenskyy është 'mjaftueshëm afër' për të rënë dakord për planin e paqes

Washington

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka është shprehur se beson që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, është "mjaftueshëm afër" për të rënë dakord për planin e administratës së tij për t'i dhënë fund luftës me Rusinë, transmeton Anadolu.

"Ne mendojmë se kemi një mënyrë për të arritur paqen, ai do të duhet ta miratojë atë", u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale teksa priti kryebashkiakun e zgjedhur të New York-ut, Zohran Mamdani.

"Mendoj se po i afrohen mjaft afër, por nuk dua të parashikoj”, shtoi ai.

Më herët, Zelenskyy tha se Kievi intensifikoi diskutimet me SHBA-në mbi propozimin amerikan për t'i dhënë fund luftës, pas një telefonate gati 1-orëshe me zv/presidentin e SHBA-së, JD Vance dhe sekretarin e Ushtrisë së SHBA-së, Dan Driscoll.

Zelenskyy në një deklaratë në Telegram tha se palët “arritën të mbulojnë shumë detaje të propozimeve të palës amerikane për t’i dhënë fund luftës”, duke shtuar se Ukraina po punon për të siguruar që rruga përpara të jetë “dinjitoze dhe vërtet efektive për arritjen e një paqeje të qëndrueshme”.

Ai shprehu mirënjohje për “vëmendjen dhe gatishmërinë e Uashingtonit për të punuar së bashku me ne dhe partnerët tanë”, duke vënë në dukje se Ukraina, SHBA-të dhe shtetet evropiane ranë dakord të vazhdojnë koordinimin “në nivelin e këshilltarëve të sigurisë kombëtare për ta bërë rrugën drejt paqes vërtet të realizueshme”.

“Ukraina gjithmonë ka respektuar dhe vazhdon të respektojë dëshirën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’i dhënë fund gjakderdhjes dhe ne e shohim çdo propozim realist pozitivisht”, tha ai, duke theksuar se palët ranë dakord të mbajnë kontakt të vazhdueshëm dhe ekipet “janë të gatshme të punojnë 24/7”.

Komentet e presidentit Zelenskyy vijnë mes diskutimeve rreth kontureve të propozimit të hartuar nga SHBA-ja dhe këmbënguljes së Kievit se çdo zgjidhje duhet të garantojë një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë.

Trump më parë tha se mendon që 27 nëntori është një afat i “përshtatshëm” për përgjigjen e Ukrainës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.