Bota

Trump: Vetëm moraliteti dhe mendja ime mund të më ndalë, jo e drejta ndërkombëtare

I pyetur nëse administrata e tij është e detyruar t’i përmbahet së drejtës ndërkombëtare, Trump u përgjigj "po", por shtoi: “Varet nga ajo se cili është përkufizimi juaj i të drejtës ndërkombëtare"

Rabia İclal Turan  | 09.01.2026 - Përdıtësım : 09.01.2026
Trump: Vetëm moraliteti dhe mendja ime mund të më ndalë, jo e drejta ndërkombëtare

Washington

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se e vetmja gjë që mund ta ndalë është “moraliteti i tij” dhe jo e drejta ndërkombëtare, transmeton Anadolu.

I pyetur nëse ka ndonjë kufi për pushtetin e tij global, Trump në një intervistë për 'New York Times' tha: “Po, ka një gjë. Moraliteti im. Mendja ime. Është e vetmja gjë që mund të më ndalë”.

“Nuk kam nevojë për të drejtën ndërkombëtare,” tha Trump, duke shtuar: "Nuk po kërkoj të dëmtoj njerëzit"

I pyetur nëse administrata e tij është e detyruar t’i përmbahet së drejtës ndërkombëtare, Trump u përgjigj "po", por shtoi: “Varet nga ajo se cili është përkufizimi juaj i të drejtës ndërkombëtare".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın