Bota

Trump: Ushtria amerikane as nuk ka filluar shkatërrimin e asaj që ka mbetur në Iran

Urat e radhës, pastaj termocentralet! Udhëheqja e re e regjimit e di se çfarë duhet bërë dhe duhet bërë shpejt!", shkroi Trumpi në platformën e tij të mediave sociale "Truth Social"

Diyar Güldoğan  | 03.04.2026 - Përdıtësım : 03.04.2026
Trump: Ushtria amerikane as nuk ka filluar shkatërrimin e asaj që ka mbetur në Iran

Washington

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump sinjalizoi të enjten se sulme të mëtejshme ndaj infrastrukturës kritike në Iran mund të jenë të afërta, transmeton Anadolu.

"Ushtria jonë, më e madhja dhe më e fuqishmja (deri tani!) kudo në botë, as nuk ka filluar të shkatërrojë atë që ka mbetur në Iran. Urat e radhës, pastaj termocentralet! Udhëheqja e re e regjimit e di se çfarë duhet bërë dhe duhet bërë shpejt!", shkroi Trumpi në platformën e tij të mediave sociale "Truth Social".

Komentet e tij erdhën një ditë pas fjalimit të tij drejtuar kombit mbi operacionin "Furia Epike" i cili filloi më 28 shkurt.

"Do t'i godasim jashtëzakonisht fort gjatë dy deri në tre javët e ardhshme. Do t'i kthejmë në Epokën e Gurit, ku i përkasin", tha ai.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.