Bota

Trump urdhëron vendosjen e 2 nëndetëseve bërthamore në “rajonet e duhura” mes një lufte fjalësh me Rusinë

“.. Kam urdhëruar që dy nëndetëse bërthamore të pozicionohen në rajonet e duhura, në rast se këto deklarata të pamenduara dhe nxitëse janë më shumë se kaq”, tha Trump

Michael Gabriel Hernandez  | 01.08.2025 - Përdıtësım : 01.08.2025
Trump urdhëron vendosjen e 2 nëndetëseve bërthamore në “rajonet e duhura” mes një lufte fjalësh me Rusinë

Washington

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore amerikane në “rajonet e duhura” mes një lufte fjalësh në përshkallëzim me ish-presidentin rus, Dmitry Medvedev, transmeton Anadolu.

“Bazuar në deklaratat shumë provokuese të ish-presidentit të Rusisë, Dmitry Medvedev, i cili tani është zv/kryetar i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, kam urdhëruar që dy nëndetëse bërthamore të pozicionohen në rajonet e duhura, në rast se këto deklarata të pamenduara dhe nxitëse janë më shumë se kaq”, tha Trump në mediat sociale.

“Fjalët janë shumë të rëndësishme dhe shpesh mund të çojnë në pasoja të parashikuara, shpresoj se ky nuk do të jetë një nga ato raste”, shtoi ai.

Medvedev sulmoi ashpër Trumpin të hënën, duke paralajmëruar se presioni në rritje i Trumpit ndaj Kremlinit për shkak të luftës në Ukrainë rrezikon të shkaktojë një konflikt më të gjerë, jo vetëm midis Rusisë dhe Ukrainës, por midis Rusisë dhe SHBA-së.

“50 ditë ose 10. Ai duhet të mbajë mend dy gjëra. Një, Rusia nuk është Izraeli apo Irani. Dy, çdo ultimatum i ri është një kërcënim dhe një hap drejt luftës. Jo midis Rusisë dhe Ukrainës, por me vendin e tij. Mos ndiqni rrugën e Joe-it të përgjumur”, tha Medvedev në mediat sociale.

Ish-presidenti rus i përshkallëzoi paralajmërimet e tij në një postim tjetër në Telegram, duke ngritur spektrin e sistemit “Dora e Vdekur” të Luftës së Ftohtë të Bashkimit Sovjetik, i cili automatizonte sulme bërthamore nëse udhëheqja sovjetike ishte e paaftë.

Thuhet se sistemi ende është funksional.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın