Bota

Trump: Ukraina të pranojë situatën e saj aktuale territoriale si bazë për negociatat e ardhshme

Presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi që Ukraina të "qëndrojë në vijat e luftës" dhe të pranojë situatën e saj aktuale territoriale si bazë për negociatat e ardhshme

Ahmet Furkan Mercan  | 20.10.2025 - Përdıtësım : 20.10.2025
Trump: Ukraina të pranojë situatën e saj aktuale territoriale si bazë për negociatat e ardhshme

Ankara

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump sugjeroi që Ukraina të "qëndrojë në vijat e luftës" dhe të pranojë situatën e saj aktuale territoriale si bazë për negociatat e ardhshme, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të faqes së internetit "The Daily Beast" me qendër në SHBA, Trump ka bërë vlerësime lidhur me gjendjen aktuale të luftës Rusi-Ukrainë në një deklaratë për gazetarët, ndërsa u kthye në kryeqytetin Washington.

"Ukraina duhet të qëndrojë në vijat e betejës dhe t'i japë fund luftës së saj me Rusinë", tha Trump duke paralajmëruar se qeveria e Kievit duhet të pranojë situatën e saj aktuale territoriale si bazë për negociatat e ardhshme.

Presidenti amerikan mohoi akuzat se ai "bëri thirrje që i gjithë rajoni i Donbasit t'i dorëzohet Moskës" gjatë takimit të tij të fundit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. "Jo, ne nuk e diskutuam kurrë këtë. Ajo që ata duhet të bëjnë është të qëndrojnë aty ku janë, në vijat e betejës", theksoi Trump.

Ai tha se përparësia është ndërprerja e menjëhershme e konfliktit ndërsa mbrojti idenë se "Ukraina mund të negociojë diçka më vonë".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın