Bota

Trump u përball me protestë për Gazën në një restorant në Washington

Trump i cili i pa për pak kohë gratë duke brohoritur "Trump është Hitleri i sotëm", ​​urdhëroi më pas që protestuesit të nxirreshin jashtë

Hakan Çopur  | 10.09.2025 - Përdıtësım : 11.09.2025
Trump u përball me protestë për Gazën në një restorant në Washington

Washington DC

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u ballafaqua me një protestë gjatë hyrjes në një restorant në Washington për shkak të mbështetjes që ai i jep Izraelit në Gaza, raporton Anadolu.

Trump shkoi në një restorant për darkë në orët e mbrëmjes, me qëllim për të demonstruar se Washingtoni është bërë më i sigurt.

Në hyrje të restorantit ku u takua për darkë me zv.presidentin J.D. Vance dhe disa anëtarë të kabinetit, Trump u prit me një protestë nga anëtarët e organizatës së shoqërisë civile "CodePink" të krijuar nga gratë kundër luftës.

Anëtaret gra të "CodePink" i brohoritën Trumpit, "Liri për Palestinën, liri për Washingtonin", dhe brohoritën slogane që theksonin se njerëzit në Rripin e Gazës po vdesin nga uria.

Trump i cili i pa për pak kohë gratë duke brohoritur "Trump është Hitleri i sotëm", ​​urdhëroi më pas që protestuesit të nxirreshin jashtë.

Protestuesit u larguan nga restoranti ndërkohë ato vazhduan të brohorasin slogane në mbështetje të Palestinës dhe Gazës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın