Trump thotë se SHBA-ja dhe Kina patën një takim shumë të mirë për tregtinë
Presidenti amerikan tha se pret të takohet me presidentin kinez Xi Jinping para fundit të vitit

Hamilton
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se bisedimet e fundit tregtare midis përfaqësuesve të SHBA-së dhe Kinës ishin pozitive, duke shtuar se pret të takohet me homologun e tij kinez Xi Jinping diku këtë vit, raporton Anadolu.
Duke iu referuar dy ditëve të fundit të bisedimeve të Sekretarit të Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, në Suedi me zëvendëskryeministrin kinez He Lifeng, Trump u tha gazetarëve në “Air Force One” se Bessent “pati një takim shumë të mirë me Kinën”.
“Ata do të më informojnë nesër. Ose do ta miratojmë ose jo”, tha ai, duke shtuar se Bessent “u ndje shumë mirë për takimin, më mirë se dje”.
Trump gjithashtu konfirmoi qëllimin e tij për t’u takuar me Xi në të ardhmen e afërt, duke thënë se presidenti kinez “dëshiron të takohet”.
“Dhe mezi pres takimin gjithashtu, por do të thoja para fundit të vitit”, tha Trump, duke u kthyer në SHBA nga një vizitë në Skoci.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.