Trump thotë se mund të vendosë tarifa ndaj vendeve që nuk pajtohen me SHBA-në për Grenlandën
“Mund të vendos tarifa ndaj vendeve nëse nuk bien dakord për Grenlandën, sepse ne kemi nevojë për Grenlandën për sigurinë kombëtare”, tha presidenti amerikan
Washington
Presidenti amerikan Donald Trump tha se po shqyrton përdorimin e tarifave si mjet presioni ndaj vendeve që kundërshtojnë interesat e SHBA-së lidhur me Grenlandën, duke përmendur sërish shqetësimet e sigurisë kombëtare, transmeton Anadolu.
“Mund ta bëj edhe për Grenlandën”, tha Trump, duke kujtuar një shkëmbim të mëparshëm me presidentin francez Emmanuel Macron, në të cilin kishte përdorur kërcënimin e një tarife të përgjithshme prej 25 për qind për të ushtruar presion për rritjen e çmimeve të barnave në Francë.
“Mund të vendos tarifa ndaj vendeve nëse nuk bien dakord për Grenlandën, sepse ne kemi nevojë për Grenlandën për sigurinë kombëtare”, tha ai gjatë një tryeze diskutimi në Shtëpinë e Bardhë mbi kujdesin shëndetësor në zonat rurale.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
