Trump thotë se do të takohet me presidentin kinez Xi në Korenë e Jugut
“Do të takohemi në Korenë e Jugut brenda disa javësh dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë”, tha presidenti amerikan.

Istanbul
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping në Korenë e Jugut “brenda disa javësh”, transmeton Anadolu.
“Do të takohemi në Korenë e Jugut brenda disa javësh dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë”, u tha Trump gazetarëve ndërsa priti kryeministrin australian Anthony Albanese në Shtëpinë e Bardhë.
Trump tha se pret të arrijë një “marrëveshje të drejtë” me Pekinin pas takimit në Korenë e Jugut, duke shtuar: “Unë besoj se pasi të largohemi nga Koreja e Jugut, ... do të kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Kinën”.
Presidenti i SHBA-së tha gjithashtu se dy udhëheqësit do të diskutojnë çështje të shumta, pa dhënë detaje.
Ai zbuloi gjithashtu se është ftuar të vizitojë Kinën dhe planifikon ta bëjë udhëtimin “mjaft herët vitin e ardhshëm”.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.