Bota

Trump thotë se Rusia nuk ka më në shënjestër SHBA-të

Presidenti Trump është pyetur nga gazetarët nëse Rusia “ende po shënjestron SHBA-të”, të cilës iu përgjigj, “Ju falenderit shumë. Jo”

Michael Hernandez  | 18.07.2018 - Përdıtësım : 19.07.2018
Trump thotë se Rusia nuk ka më në shënjestër SHBA-të

Washington

WASHINGTON (AA) – Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Rusia nuk ka më në shënjestër SHBA-të, duke u ndeshur me një vlerësim të dhënë më herët këtë javë nga një zyrtarë i tij i lartë i intelegjencës, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Trump është pyetur nga gazetarët nëse Rusia “ende po shënjestron SHBA-të”, pasi ai vazhdon të ballafaqohet me një numër kritikash pas komenteve që bëri lidhur me përpjekjet e pretenduara të Rusisë për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016.

Përgjigja e presidentit ndaj pyetjes ishte e përmbledhur, “Ju falenderit shumë. Jo”.

Komentet janë në konflikt të drejtpërdrejtë me një vlerësim publik të një zyrtari të lartë të intelegjencës të bërë më herët këtë javë, përkatësisht të hënën e kaluar, kur drejtori i Shërbimit Nacional Informativ, Dan Coats, tha se “përpjekjet e përhapura të Rusisë për të minuar demokracinë janë në vazhdim”.

Agjencitë e intelegjencës në muajin janar të vitit 2017 përcaktuan se Rusia, që vepronte nën drejtimin e Putinit, përpiqej të ndikonte në rezultatin e garës së vitit 2016 të Shtëpisë së Bardhë përmes një përpjekjeje të shumëanshme që synonte nënvlerësimin e kandidates demokrate Hillary Clinton. Putin ka mohuar çdo përfshirje të Rusisë.

Trump është ballafaquar me një kritikë dypartiake pas komenteve të tij gjatë takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, në të cilin ai tha se ka “besim të madh” në komunitetin e intelegjencës amerikane, por shtoi se “presidenti Putin ishte jashtëzakonisht i fortë dhe i fuqishëm në mohimin e tij sot”.

“Putin vetëm tha se nuk është Rusia. Unë nuk shoh ndonjë arsye pse ajo do të ishte”, tha Trump.

Një ditë më vonë, Trump i ktheu këto deklarata, duke pohuar se “do të ishte” duhej të ketë qenë “nuk do të ishte”.

Ndërkohë që sqarimi i ndihmoi shqetësimet e disa prej aleatëve më të afërt të Trumpit, republikanët më pak miqësorë me presidentin mbeten thellësisht kritik, bashkë me homologët e tyre demokratë.

“Unë do të thosha se besoj plotësisht se presidenti Trump vizitoi dhe se ai ka besim të plotë dhe besim tek anëtarët e komunitetit tonë të intelegjencës dhe e kupton se Putin dhe Rusia ishin plotësisht përgjegjës për ndërhyrjen në zgjedhjet tona”, shkroi përfaqësuesi Adam Schiff me sarkazëm në llogarinë e tij në Twitter, duke shtuar, “Më vjen keq. Mendoja nuk ishin”.

Duke iu përgjigjur komenteve të ditës së sotme të presidentit Trump, drejtuesi i pakicës në Senat, Chuck Schumer, në rrjetet sociale shkroi: “Z. Presidenti, kthejeni edhe këtë prapa”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.