Bota

Trump thotë se do të "shqyrtojë" dërgimin e një sistemi tjetër të mbrojtjes ajrore "Patriot" Ukrainës

“Atyre do t’u pëlqente. Ata e kanë kërkuar. Janë vërtet shumë të rrallë... E di që e kanë bërë kërkesën. Do të duhet ta shqyrtojmë”, tha presidenti amerikan

Diyar Güldoğan  | 09.07.2025 - Përdıtësım : 10.07.2025
Trump thotë se do të "shqyrtojë" dërgimin e një sistemi tjetër të mbrojtjes ajrore "Patriot" Ukrainës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se Ukraina ka kërkuar një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore “Patriot” nga SHBA-ja, por nuk është marrë ende një vendim përfundimtar për këtë çështje, raporton Anadolu.

“Atyre do t’u pëlqente. Ata e kanë kërkuar. Janë vërtet shumë të rrallë... E di që e kanë bërë kërkesën. Do të duhet ta shqyrtojmë”, u tha Trump gazetarëve.

Komentet e tij erdhën një ditë pasi Wall Street Journal (WSJ) raportoi se Trump po shqyrton dërgimin e sistemit të mbrojtjes ajrore në Ukrainë, pasi u zotua ditët e fundit të forcojë Kievin kundër sulmeve ruse.

Trump tha se është një sistem “shumë i shtrenjtë”.

“Është për të ardhur keq që duhet të shpenzojmë kaq shumë para për një luftë që nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse unë do të isha president. Kjo është një luftë e tmerrshme atje. Dhe me të vërtetë për të ardhur keq. Është shumë e trishtueshme”, shtoi ai, duke vënë në dukje se “nuk është i kënaqur” me atë që po ndodh në Ukrainë.

Më parë këtë javë, Trump tha se SHBA-ja do t’i dërgojnë armë mbrojtëse Ukrainë për ta ndihmuar atë të mbrohet kundër Rusisë.

“Do të na duhet të dërgojmë më shumë armë, kryesisht armë mbrojtëse, por ato po goditen shumë, shumë rëndë”, tha ai.

Hapi për të dërguar armët vjen pas bisedave të ndara që Trump pati javën e kaluar me homologun e tij rus, Vladimir Putin, dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Më pas, Trump e përshkroi diskutimin e tij me Putinin si zhgënjyes, duke thënë se nuk ka “asnjë përparim” drejt një armëpushimi në luftën Rusi-Ukrainë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın