Trump thotë se BE u formua të prishë SHBA-në, zotohet se "shumë shpejt" do të vendosë tarifa
"Ata me të vërtetë kanë përfituar nga ne në një mënyrë tjetër", tha presidenti amerikan Donald Trump
Washington
Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi BE-në dhe u zotua të zbatojë "shumë shpejt" tarifat prej 25 për qind mbi eksportet e bllokut 27-anëtarësh, raporton Anadolu.
BE-ja, tha Trump, "u formua me qëllim që të prishë Shtetet e Bashkuara. Ky është qëllimi i saj dhe ata kanë bërë një punë të mirë. Por tani unë jam president".
"Ata me të vërtetë kanë përfituar nga ne në një mënyrë tjetër", u tha Trump gazetarëve kur thirri mbledhjen e tij të parë të kabinetit që nga marrja e detyrës në janar.
"Ata nuk i pranojnë makinat tona. Ata nuk pranojnë, në thelb, produktet tona bujqësore. Ata përdorin të gjitha arsyet për të mos e bërë këtë, dhe ne pranojmë gjithçka prej tyre, dhe kemi një deficit prej 300 miliardë dollarësh me Bashkimin Evropian", theksoi presidenti amerikan, duke shtuar se megjithatë "i do vendet e Evropës" dhe se ka prejardhje nga atje.
Trump tha se taksat e reja të importit do të vendosen për "makinat dhe të gjitha gjërat e tjera".
Komentet vijnë pasi Trump priti presidentin francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë të hënën, përpara një vizite të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer planifikuar për të enjten.
BE-ja është partneri i tretë më i madh tregtar i SHBA-së.
Eksportet e SHBA në 27 shtetet anëtare të BE-së arritën në 350,8 miliardë dollarë, ndërsa importet ishin 553,3 miliardë dollarë në 2022, viti i fundit për të cilin Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së ka të dhëna. Kjo përbën një deficit tregtar afërsisht 200 miliardë dollarë, por kjo nuk përbën pasqyrën e plotë, megjithatë, me SHBA-në që kanë një avantazh prej 70 miliardë dollarësh në tregtinë e shërbimeve.
Sipas të dhënave të Komisioni Evropian, gjithashtu ka më shumë investime të huaja direkte që rrjedhin në SHBA nga Evropa sesa anasjelltas, në shumën prej 210 miliardë dollarësh.
Presidenti i SHBA-së nënshkroi një urdhër ekzekutiv më 13 shkurt që detyron "tarifat reciproke" ndaj vendeve të huaja, që të përputhen me detyrimet e importit. Këto do të ishin tarifa shtesë nga tarifat që ai po zbaton për vendet në mbarë botën.
Trump ka veçuar taksat e TVSH-së (tatimin mbi vlerën e shtuar) të vendosura mbi eksportet e SHBA-së dhe taksat e konsumit të vendosura nga Britania e Madhe dhe BE-ja, si objektiva specifike për përpjekjet e tij tarifore globale.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
