Trump pretendon se bota do të ishte në depresion pa tarifat e SHBA-së
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ka "dëgjuar që çështja që që po shqyrtohet në Gjykatën Supreme për tarifat ka shkuar mirë", duke e quajtur atë "një nga çështjet më të rëndësishme në historinë e SHBA-së"
Ankara
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbrojti idenë se humbja e tarifave do të ishte shkatërruese për vendin e tij dhe pretendoi se e gjithë bota do të ishte në depresion nëse tarifat nuk do të ishin, transmeton Anadolu.
Në një intervistë me Fox News, Trump bëri një deklaratë në lidhje me çështjen e tarifave që po shqyrtohet në Gjykatën Supreme të SHBA-së.
Trump tha se ka "dëgjuar që çështja që që po shqyrtohet në Gjykatën Supreme për tarifat ka shkuar mirë", duke e quajtur atë "një nga çështjet më të rëndësishme në historinë e SHBA-së".
Lidhur me tarifat, Trump bëri vlerësimin "Nëse e humbasim këtë, do të ishte shkatërruese për vendin tonë".
Duke mbrojtur tarifat, Trump tha se "Për shembull, (Presidenti kinez Xi Jinping) Presidenti Xi na goditi me metalet e rralla. Unë e godita me një tarifë 100 për qind. Ata telefonuan brenda 10 minutash dhe ne bëmë një marrëveshje".
Trump argumentoi se e gjithë bota do të ishte në depresion nëse tarifat do të mungonin. "Sepse, e dini, kjo nuk ishte një kërcënim për ne, ishte një kërcënim për të gjithë botën. Unë e bëra këtë për botën", vlerësoi më tej Trump.
Trump argumentoi se pati takime shumë të suksesshme me presidentin e Kinës dhe udhëheqësit e vendeve të tjera dhe se këto takime nuk do të kishin qenë të mundura pa tarifat doganore.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
