Trump: Presidenti Erdoğan mund të ndihmojë në përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë
"Erdoğani mundet", u tha gazetarëve presidenti amerikan Trump, duke shtuar se homologu i tij turk respektohet nga Putini i Rusisë

Washington
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, mund të luajë rol në përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Anadolu.
"Erdoğani mundet", u tha gazetarëve Trump në "Air Force One" gjatë rrugës për në Shtëpinë e Bardhë nga Egjipti, kur u pyet nëse udhëheqësit, veçanërisht Erdoğani, mund të ndihmonin në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.
"Ai respektohet nga Rusia. Ukraina, nuk mund t'ju tregoj për të, por ai respektohet nga (Presidenti rus Vladimir) Putin", shtoi ai.
Të hënën, Trump dhe presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi pritën më shumë se 20 udhëheqës botërorë, përfshirë presidentin Erdoğan, në qytetin turistik egjiptian Sharm el-Sheikh për një samit për të nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.
Turqia po vazhdon përpjekjet e saj për t'i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë, e cila filloi në shkurt të vitit 2022.
Ankaraja i ka kërkuar Kievit dhe Moskës të përfundojnë luftën përmes negociatave, me Turqinë e gatshme për çdo iniciativë, përfshirë ndërmjetësimin, për të hedhur themelet për paqe.