Bota

Trump poston videon e avionit B-2 me këngën "Bombardo Iranin"

- Presidenti amerikan Donald Trump, pas sulmit të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit postoi një video të bombarduesve B-2 me këngën "Bomb Iran" në sfond

Yasin Yorgancı  | 25.06.2025 - Përdıtësım : 26.06.2025
Trump poston videon e avionit B-2 me këngën "Bombardo Iranin"

Ankara

ANKARA (AA) - Presidenti amerikan Donald Trump, pas sulmit të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit postoi një video të bombarduesve B-2 me këngën "Bomb Iran" në sfond, transmeton Anadolu.

Trump bëri një postim në llogarinë e tij në platformën sociale "Truth Social", duke iu referuar përdorimit të avionëve B-2 në sulmin amerikan ndaj Iranit.

Postimi paraqiste imazhe të ndryshme të bombarduesve B-2, me këngën e vitit 1980 të Vince Vance dhe The Valiants, "Bomb Iran", që luhej në sfond.

Në tekstin e këngës thuhet: "Bombardo Iranin. Le të tregojmë një qëndrim. Bombardo Iranin. Vendi ynë ka një ndjesi. Zemërimi arriti vërtet kulmin, bombardo Iranin" si dhe shprehje të tilla si "Thoni Ajatollahut: Do të të fusim në arkivol!".

Trump njoftoi më 21 qershor se avionët amerikanë B-2 kishin kryer sulme ajrore në impiantet bërthamore të Iranit në Fordo, Natanz dhe Isfahan, duke pretenduar se sulmet "shkatërruan plotësisht" impiantet e pasurimit bërthamor të Iranit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın