Bota

Trump: OKB-ja duhet të vazhdojë mes pyetjeve për "Bordin e Paqes"

"Besoj se duhet të lejoni që OKB-ja të vazhdojë sepse potenciali është shumë i madh", thotë presidenti amerikan

Diyar Güldoğan  | 21.01.2026 - Përdıtësım : 21.01.2026
Trump: OKB-ja duhet të vazhdojë mes pyetjeve për "Bordin e Paqes"

Washington

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se OKB-ja duhet të vazhdojë, kur u pyet për idenë e tij për një "Bord të Paqes", raporton Anadolu.

"OKB-ja thjesht nuk ka qenë shumë ndihmuese. Unë jam një tifoz i madh i potencialit të OKB-së, por ajo kurrë nuk ka arritur potencialin e saj", u tha Trump gazetarëve gjatë një brifingu në Shtëpinë e Bardhë, kur u pyet nëse dëshiron që Bordi i tij i Paqes të zëvendësojë këtë organizatë botërore.

"Besoj se duhet të lejoni që OKB-ja të vazhdojë sepse potenciali është shumë i madh", shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın