Trump: "Nuk jam i kënaqur" me shënjestrimin e gazetarëve në Gaza
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se nuk ishte në dijeni konkretisht të sulmit të Izraelit ndaj gazetarëve dhe punonjësve të ndihmës së shpejtë në Gaza

Washington
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se nuk ishte në dijeni konkretisht të sulmit të Izraelit ndaj gazetarëve dhe punonjësve të ndihmës së shpejtë në Gaza, transmeton Anadolu.
Trump iu përgjigj pyetjeve në ceremoninë e mbajtur në Zyrën Ovale ku nënshkroi dekrete presidenciale.
Në pyetjen: "Izraeli bombardoi një spital në Gaza, duke vrarë 20 persona, përfshirë 5 gazetarë. Çfarë mendoni?", Trump u përgjigj: "Kur ndodhi kjo? Nuk e dija".
Duke vazhduar deklaratën e tij, Trump tha: "Nuk jam i kënaqur për këtë. Në të njëjtën kohë as nuk dua t'i shoh këto. Duhet t'i japim fund këtij makthi".
Presidenti amerikan i cili nuk dha asnjë deklaratë për Izraelin, tha se ai ka shpëtuar pengjet nga Hamasi dhe se situata në Gaza është "shumë e keqe".
- Gazetarët në shënjestër të Izraelit
Pesë gazetarë janë mes të vrarëve në sulmin ajror të ushtrisë izraelite ndaj spitalit "Nasser" në qytetin Khan Younis, në Rripin e Gazës.
Në sulmin e fundit izraelit u vranë fotoreporteri i Agjencisë së Lajmeve Reuters, Hossam al-Masri; kameramani i televizionit Al Jazeera me bazë në Katar, Mohammed Salameh; gazetarja për media të ndryshme, përfshirë Independent Arabia dhe The Associated Press (AP), Maryam Abu Deqqa, gazetari i NBC News me bazë në SHBA, Moaz Abu Taha dhe gazetari Ahmed Abu Aziz.
Së fundmi gazetari Hasan Duhvan u vra si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite në rajonin Al-Mawasi në qytetin Khan Younis.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.