Bota

Trump: Nuk jam i kënaqur me asgjë në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë

Duke shprehur pakënaqësinë e tij me ngjarjet, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha: "Unë besoj se kjo do të zgjidhet. Nuk jam i kënaqur me asgjë në lidhje me këtë luftë".

Şilan Turp  | 08.09.2025 - Përdıtësım : 09.09.2025
Trump: Nuk jam i kënaqur me asgjë në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë

Ankara

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se "nuk është i kënaqur" me asgjë në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të gazetës "The Hill", Trump foli me gazetarët në Bazën e Përbashkët të Forcave Ajrore Andrews në Maryland, ku bëri vlerësimet e tij lidhur me situatën pasi Rusia goditi dje për herë të parë një ndërtesë qeveritare si pasojë e sulmit më të madh ajror që ajo ka kryer që nga fillimi luftës ndaj Kievit, kryeqytetit të Ukrainës.

Duke shprehur pakënaqësinë e tij me ngjarjet, Trump tha: "Unë besoj se kjo do të zgjidhet. Nuk jam i kënaqur me asgjë në lidhje me këtë luftë".

Trump mbrojti idenë e tij se asnjë udhëheqës nuk është "më i ashpër" me Presidentin rus Vladimir Putin dhe vendin e tij, Rusinë, dhe gjithashtu deklaroi se do të vazhdojë përpjekjet për t'i dhënë fund luftës.

Trump njoftoi se janë zhvilluar "diskutime shumë interesante" në lidhje me marrëveshjet e paqes që synojnë t'i japin fund luftës Rusi-Ukrainë, dhe se udhëheqësit evropianë do të vizitojnë Washingtonin këtë javë.

Në anën tjetër, Trump preku edhe situatën në Gaza, ku Izraeli vazhdon sulmet e tij, duke theksuar "Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje shumë shpejt. Ky është një problem që duam ta zgjidhim për Lindjen e Mesme, për Izraelin, për të gjithë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın