Bota

Trump: Një tjetër ekip amerikan u nis për negociata mbi Gazën

"Mendoj se ekziston mundësia që të kemi paqe në Lindjen e Mesme. Është diçka edhe përtej situatës në Gaza. Ne duam lirimin e pengjeve menjëherë dhe të tjera. Dhe kështu ekipi ynë është atje tani, një ekip tjetër sapo u nis", tha Trump

Diyar Güldoğan  | 07.10.2025 - Përdıtësım : 07.10.2025
Trump: Një tjetër ekip amerikan u nis për negociata mbi Gazën Foto: AA/Arkiv

Washington DC

Presidenti i SHBA-së, Donald Trup, ka bërë të ditur se një tjetër ekip amerikan është nisur për të marrë pjesë në negociatat mbi Gazën, duke shprehur shpresë për një marrëveshje, transmeton Anadolu.

"Sigurisht që do të flasim për Gazën. Jemi në negociata shumë serioze", tha Trump në Zyrën Ovale së bashku me kryeministrin kanadez Mark Carney që ndodhet në vizitë.

"Mendoj se ekziston mundësia që të kemi paqe në Lindjen e Mesme. Është diçka edhe përtej situatës në Gaza. Ne duam lirimin e pengjeve menjëherë dhe të tjera. Dhe kështu ekipi ynë është atje tani, një ekip tjetër sapo u nis", tha Trump.

Trump tha se çdo vend në botë ka mbështetur planin e tij 20-pikësh për Gazën që përfshin lirimin e të gjitha pengjeve izraelite në Gaza në këmbim të të burgosurve palestinezë, një armëpushim, çarmatimin e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës.

"Ekziston një mundësi e vërtetë që ne të mund të bëjmë diçka", shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.