Trump njofton tarifa për 6 vende duke filluar nga 1 gushti
Presidenti i SHBA-së vendos tarifa prej 20-30 për qind për Filipinet, Brunein, Moldavinë, Irakun, Algjerinë dhe Libinë

Stamboll
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se Washingtoni do të vendosë tarifa prej 20-30 për qind për mallrat nga gjashtë vende duke filluar nga 1 gushti, transmeton Anadolu.
Sipas letrave që ai postoi në rrjetet sociale, Filipinet përballen me tarifa prej 20 për qind, Brunei dhe Moldavia me 25 për qind, ndërsa Iraku, Algjeria dhe Libia do të përballen me tarifa prej 30 për qind.
Njoftimi vjen pas paralajmërimit të mëparshëm të Trumpit se ai do të dërgonte letra që përcaktojnë normat e reja të tarifave.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.