Trump njofton një tjetër sulm amerikan ndaj një "anijeje të trafikimit të drogës" në brigjet e Venezuelës
“Gjashtë narkoterroristë meshkuj që ndodheshin në bord u vranë gjatë sulmit”, tha presidenti amerikan.

Washington
Presidenti Donald Trump tha se SHBA-ja ka kryer një sulm tjetër ndaj “një anijeje të trafikut të narkotikëve” pranë brigjeve të Venezuelës, transmeton Anadolu.
“Në bazë të autoriteteve të mia si komandant i përgjithshëm, këtë mëngjes, Sekretari i Mbrojtjes urdhëroi një sulm kinetik vdekjeprurës mbi një anije të lidhur me një Organizatë të Caktuar Terroriste (DTO) që merrej me trafik droge në zonën e përgjegjësisë së USSOUTHCOM-it – pikërisht pranë brigjeve të Venezuelës”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.
Ai tha se inteligjenca amerikane kishte konfirmuar se anija merrej me trafik droge, ishte e lidhur me rrjete “narkoterroriste të paligjshme” dhe po lëvizte në një rrugë të njohur të DTO-së.
“Sulmi u krye në ujëra ndërkombëtare dhe gjashtë narkoterroristë meshkuj që ndodheshin në bord u vranë gjatë sulmit. Asnjë forcë amerikane nuk u lëndua”, shtoi ai.
Ky ishte sulmi i pestë që SHBA-ja ka kryer në javët e fundit, duke synuar anije që dyshohen se transportojnë droga të paligjshme.