Trump njofton miliarda dollarë të premtuar për Gazën në takimin e Bordit të Paqes
Trump tha se SHBA-ja do të kontribuojë me 10 miliardë dollarë, ndërsa një grup vendesh të tjera janë zotuar për mbi 7 miliardë dollarë
Stamboll
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington kontribute prej miliarda dollarësh për ndihmë për Rripin e Gazës, raporton Anadolu.
Trump tha se SHBA-ja do të kontribuojë me 10 miliardë dollarë për këtë organ të ri.
Ai shtoi se Kazakistani, Azerbajxhani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Maroku, Bahrejni, Katari, Arabia Saudite, Uzbekistani dhe Kuvajti janë zotuar së bashku për mbi 7 miliardë dollarë.
Sipas Trumpit, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare po mbledh 2 miliardë dollarë shtesë.
Presidenti amerikan theksoi gjithashtu se Japonia është zotuar të organizojë një aktivitet për mbledhje fondesh, “i cili do të jetë shumë i madh”.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
