Bota

Trump ndërpret bisedimet tregtare me Kanadanë

"Fondacioni 'Ronald Reagan' njoftoi se Kanadaja përdori në mënyrë mashtruese një reklamë të rreme ku shfaqej Ronald Reagan duke folur negativisht për tarifat", tha Trump

Bekir Aydoğan  | 24.10.2025 - Përdıtësım : 24.10.2025
Trump ndërpret bisedimet tregtare me Kanadanë

Ankara

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë janë ndërprerë për shkak se Kanadaja përdori një reklamë "të rreme" ku shfaqej Ronald Reagan, presidenti i 40-të i SHBA-së, duke folur negativisht për tarifat, transmeton Anadolu.

Trump bëri një postim nga llogaria e tij në median sociale lidhur me çështjen.

"Fondacioni 'Ronald Reagan' njoftoi se Kanadaja përdori në mënyrë mashtruese një reklamë të rreme ku shfaqej Ronald Reagan duke folur negativisht për tarifat", tha Trump duke argumentuar se kjo u bë për të ndërhyrë në vendimet e Gjykatës Supreme të SHBA-së dhe gjykatave të tjera.

Ai theksoi se tarifat janë thelbësore për sigurinë kombëtare dhe ekonominë e SHBA-së. "Për shkak të këtyre sjelljeve skandaloze, të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë janë ndërprerë", deklaroi Trump.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.