Trump: NATO nuk ka bërë absolutisht asgjë kundër Iranit
"Aleatët e SHBA-së në NATO nuk kanë bërë absolutisht asgjë për të ndihmuar vendin e çmendur, tani të shkatërruar ushtarakisht, Iranin", tha sot presidenti i SHBA-së, Donald Trump
Stamboll
"Aleatët e SHBA-së në NATO nuk kanë bërë absolutisht asgjë për të ndihmuar vendin e çmendur, tani të shkatërruar ushtarakisht, Iranin", tha sot presidenti i SHBA-së, Donald Trump, transmeton Anadolu.
"SHBA-ja nuk ka nevojë për asgjë nga NATO, por mos e harroni kurrë këtë pikë shumë të rëndësishme në kohë", tha Trump në një postim në platformën e tij të mediave sociale "Truth Social".
Në ditët e fundit, Trump u ka kërkuar si aleatëve ashtu edhe rivalëve, përfshirë Kinën, të ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë jetësore tregtare, pasi ndërprerjet atje kanë rritur çmimet globale të naftës.
Një numër vendesh evropiane refuzuan, duke thënë se konflikti i Iranit është një luftë e filluar nga Trumpi pa u konsultuar me aleatët e SHBA-së.
Trumpi më parë përsëriti se SHBA-ja nuk ka nevojë për NATO-n, duke e quajtur qëndrimin e aleancës një "gabim shumë të pamend". Ai tha se aktualisht nuk po planifikon të tërhiqet nga aleanca, por sugjeroi se është një opsion që ia vlen të merret në konsideratë.
Presidenti amerikan e ka denigruar prej kohësh NATO-n edhe gjatë mandatit të tij të parë. Sipas shumë llogarive të Shtëpisë së Bardhë, ai e konsideroi të hapur tërheqjen nga aleanca perëndimore e pasluftës.
