Trump merr pjesë në lutjet në kishë para ceremonisë së inaugurimit
Trump u shoqërua nga bashkëshortja Melania, ndërsa në shërbimin e zhvilluar në afërsi të Shtëpisë së Bardhë marrin pjesë edhe zv.presidenti i zgjedhur JD Vance dhe bashkëshortja e tij Usha Vance

Washington
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, bashkë me zonjën e parë Melania Trump, morën pjesë në një shërbesë në Kishën Episkopale të Shën Gjonit përpara ceremonisë së inaugurimit, raporton Anadolu.
Në shërbimin e zhvilluar në afërsi të Shtëpisë së Bardhë marrin pjesë edhe zv.presidenti i zgjedhur JD Vance dhe bashkëshortja e tij Usha Vance.
Trump do të betohet si presidenti i 47-të i SHBA-së.
Inaugurimi do të bëhet në ambiente të mbyllura për shkak të temperaturave të ftohta. Trump do të bëjë betimin në Kapitol Rotunda.
Pas shërbesës në kishë, Trump do të marrë pjesë në takimin ceremonial në Shtëpinë e Bardhë së bashku me Melanian, presidentin në largim Joe Biden dhe zonjën e parë Jill Biden.
Pas përfundimit të këtyre ngjarjeve, Trump do të drejtohet për në Arenën Capitol One, ku është paraparë një tubim me mbështetësit.
Më pas ai do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë për të filluar ditën e tij të parë zyrtare në detyrë, ku sipas paralajmërimeve, ai do të nënshkruajë shumë veprime ekzekutive.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.