Bota

Trump mbi vizitën e Juncker: Nuk e dija se kanë avionë aq të shpejtë

Trump në Shtëpinë e Bardhë zbuloi detaje se si ka bindur liderët e BE-së për të negociuar dhe rishikuar bashkëpunimin e tyre tregtar me SHBA-të

Gülbin Yıldırım  | 19.09.2018 - Përdıtësım : 19.09.2018
Trump mbi vizitën e Juncker: Nuk e dija se kanë avionë aq të shpejtë

Washington

WASHINGTON (AA) - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump, deklaroi se vendi i tij dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë arritur një marrëveshje mbi rishikimin e marrëdhënieve tregtare, që ndodhi pasi paraprakisht kërcënoi liderët evropianë me dogana mbi automjetet, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit që realizoi mbrëmë me homologun e tij polak, Andrzej Dud, Trump në Shtëpinë e Bardhë zbuloi detaje se si ka bindur liderët e BE-së për të negociuar dhe rishikuar bashkëpunimin e tyre tregtar me SHBA-të.

Trump zbuloi se presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker në tri raste ka refuzuar thirrjet e tij për negociata.

"I thash në rregull, nuk e kemi patjetër të negociojmë. Do të vendosim dogana mbi miliona automjetet të cilat i eksportoni në SHBA. Erdhi aq shpejtë në zyrën time, sa që nuk ishe në dijeni se kanë avionë aq të shpejtë”, tha Trump.

Me këtë rast, Trump akuzoi Kinën dhe BE-në se po keqpërdorin bujarinë e SHBA-ve duke bërë një shkëmbim të pabarabartë tregtar.

"Ulja e deficitit tregtar është një proces i cili kërkon kohë të caktuar. BE-ja nuk ka folur me ne, as ish presidenti Barack Obama nuk ka folur asgjë mbi këtë", tha Trump.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın