Bota

Trump: Lufta Rusi-Ukrainë ndoshta mund të përfundojë nëse Evropa vendos sanksione ndaj Kinës

Trump përsëriti thirrjen e tij për vendet evropiane që të ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia, duke thënë: "Nëse doni të fitoni, duhet të ndaloni blerjen e naftës nga Rusia"

Emirhan Demir  | 19.09.2025 - Përdıtësım : 19.09.2025
Trump: Lufta Rusi-Ukrainë ndoshta mund të përfundojë nëse Evropa vendos sanksione ndaj Kinës

Ankara

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se ekziston mundësia që lufta Rusi-Ukrainë të përfundojë nëse vendet evropiane ushtrojnë presion ekonomik ndaj Kinës, transmeton Anadolu.

Në ditën e fundit të vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, Trump në një intervistë për "Fox News" tha se Kina është importuesja më e madhe e naftës nga Rusia. "Ndoshta lufta mund të përfundojë nëse Evropa vendos sanksione ose tarifa ndaj Kinës", tha ai.

Trump përsëriti thirrjen e tij për vendet evropiane që të ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia, duke thënë: "Nëse doni të fitoni, duhet të ndaloni blerjen e naftës nga Rusia".

Ai tha se nuk do të komentojë nëse është apo jo "gabim" shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë, anëtares së NATO-s, nga Rusia me mjete ajrore pa pilot (dronë) më 10 shtator, duke theksuar se incidenti nuk duhej të kishte ndodhur.

Në një deklaratë më 15 shtator, Trump u bëri thirrje vendeve evropiane të ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia. "Sanksionet që ata kanë vendosur ndaj Rusisë nuk janë mjaftueshëm të ashpra. Unë jam gati të vendos sanksione, por ata do të duhet t'i ashpërsojnë sanksionet e tyre në mënyrë proporcionale me atë që bëj unë". theksoi presidenti amerikan.

Trump potencoi gjithashtu blerjen e naftës ruse nga India si një arsyetim për vendimin që ai mori për zbatimin e tarifave shtesë ndaj New Delhit në gusht.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın