Trump kërkon nga Zelenskyy “të veprojë shpejt” për një marrëveshje të mundshme me Rusinë
“Rusia dëshiron të arrijë një marrëveshje dhe Zelenskyy duhet të veprojë, përndryshe do të humbasë një mundësi të madhe. Ai duhet të veprojë”, u tha Trump gazetarëve
Washington
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka bërë thirrje homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, që “të veprojë shpejt” në negociatat me Rusinë, transmeton Anadolu.
“Rusia dëshiron të arrijë një marrëveshje dhe Zelenskyy duhet të veprojë, përndryshe do të humbasë një mundësi të madhe. Ai duhet të veprojë”, u tha Trump gazetarëve.
Rusia dhe Ukraina zhvilluan dy raunde bisedimesh paqeje të ndërmjetësuara nga SHBA-ja në kryeqytetin Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe në janar dhe në fillim të këtij muaji. Si rezultat, palët ranë dakord për shkëmbimin e parë të të burgosurve të luftës pas pesë muajsh.
Sot, Kremlini njoftoi se raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohet më 17 dhe 18 shkurt në Gjenevë të Zvicrës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
