Bota

Trump kundërshton kritikat ndaj tij lidhur me ndërmjetësimin në luftën Rusi-Ukrainë

- "Në gjashtë muajt e fundit, kam zgjidhur gjashtë luftëra, njëra prej të cilave ishte një katastrofë bërthamore", tha presidenti amerikan, Trump

Aynur Şeyma Asan  | 18.08.2025 - Përdıtësım : 18.08.2025
Trump kundërshton kritikat ndaj tij lidhur me ndërmjetësimin në luftën Rusi-Ukrainë

Ankara

ANKARA (AA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Trump sulmoi ashpër kritikat lidhur me negociatat e tij për luftën Rusi-Ukrainë, duke deklaruar se nuk ka nevojë për këshilla nga "ata që nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë asgjë për të ndaluar kaq shumë konflikte për vite me radhë", transmeton Anadolu.

Trump ndau postime në platformën e medias sociale "Truth Social" me bazë në SHBA.

"Në gjashtë muajt e fundit, kam zgjidhur gjashtë luftëra, njëra prej të cilave ishte një katastrofë bërthamore", tha Trump duke reaguar ndaj mediave amerikane si "Wall Street Journal" të cilat kanë theksuar se "ai ka bërë gabim në këtë çështje".

Trump e cilësoi luftën Rusi-Ukrainë si "luftë të ish-presidentit të SHBA-së, Joe Biden". "Unë jam këtu vetëm për ta ndaluar atë, jo për ta vazhduar atë. Nëse do të isha president, kjo (luftë) nuk do të kishte ndodhur kurrë", tha Trump.

Duke vënë theksin se ka besim në atë që bën, Trump tha: "Nuk kam nevojë për këshilla nga ata që kanë punuar në kaq shumë konflikte për vite me radhë dhe që nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për t'i ndaluar ato. Ata janë 'idiotë' pa logjikë të shëndoshë, pa inteligjencë, pa mirëkuptim".

Presidenti amerikan mbrojti idenë se kjo situatë e bën zgjidhjen e çështjes Rusi-Ukrainë më të vështirë, por se ai do të "bëjë atë që duhet të bëjë pavarësisht gjithçkaje".

Në një postim tjetër, Trump shënjestroi median amerikane dhe anëtarët e Partisë Demokratike, të cilët i etiketoi si "lajme të rreme" dhe përsëriti deklaratën e tij se edhe nëse Rusia "do të thoshte se do ia japë kryeqytetin Moskë dhe qytetin Shën Petersburg, SHBA-së dhe Ukrainës", media dhe anëtarët e Partisë Demokratike do të thonin se është "një ditë poshtëruese për Trumpin dhe SHBA-në".

Trump u takua më 15 gusht në Alaskë me presidentin rus Vladimir Putin dhe njoftoi se nuk u arrit asnjë marrëveshje përfundimtare.

Në takimin që do të mbahet sot në Washington mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy pritet që në tryezë të jenë disa çështje të rëndësishme, përfshirë garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe shkëmbimin territorial.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın