Trump kufizon më tej hyrjen e shtetasve të huaj në SHBA
SHBA-ja “shton gjithashtu kufizime të plota dhe ndalesa hyrjeje për individët që mbajnë dokumente udhëtimi të lëshuara nga Autoriteti Palestinez”.
Washington
Presidenti Donald Trump nënshkroi sot një proklamatë që kufizon dhe shtrëngon më tej hyrjen e shtetasve të huaj në Shtetet e Bashkuara, duke përmendur sigurinë kombëtare si arsye, njoftoi Shtëpia e Bardhë, transmeton Anadolu.
Sipas proklamatës, SHBA-ja shton kufizime të plota dhe ndalesa hyrjeje për edhe pesë vende të tjera – Burkina Faso, Mali, Nigeri, Sudani i Jugut dhe Siria (të gjitha vende afrikane, përveç Sirisë) – përveç listës fillestare prej 12 vendesh.
SHBA-ja “shton gjithashtu kufizime të plota dhe ndalesa hyrjeje për individët që mbajnë dokumente udhëtimi të lëshuara nga Autoriteti Palestinez”, thuhet në deklaratë.
