Bota

Trump konfirmon se ka bërë rezonancë magnetike, por nuk tregon arsyen

Presidenti amerikan Trump tha se iu nënshtrua një testi të imazherisë me rezonancë magnetike gjatë një vizite në spital, por nuk zbuloi arsyen pse mjekët kishin urdhëruar rezonancën magnetike

Michael Gabriel Hernandez  | 28.10.2025 - Përdıtësım : 28.10.2025
Trump konfirmon se ka bërë rezonancë magnetike, por nuk tregon arsyen

Washington

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pranoi të hënën se iu nënshtrua një testi të imazherisë me rezonancë magnetike (MRI) gjatë një vizite të fundit në spital, por nuk zbuloi arsyen pse mjekët kishin urdhëruar rezonancën magnetike, transmeton Anadolu.

"E bëra. Bëra një MRI. Ishte perfekte", u tha Trump 79-vjeç, gazetarëve duke iu përgjigjur një gazetari që pyeti se çfarë po testohej dhe të cilit i tha se gazetari mund të "pyesë mjekët".

"Mjekët thanë se ishin disa nga raportet më të mira, për moshën, disa nga raportet më të mira që kanë parë ndonjëherë", shtoi ai.

Në një përmbledhje të vizitës së Trumpit më 10 tetor u tha se presidenti mori "imazheri të avancuar" gjatë kohës së tij në Walter Reed, të cilën ai e përshkroi si "pjesë të planit të tij të vazhdueshëm të mirëmbajtjes së shëndetit". Megjithatë, nuk zbuloi se çfarë lloj imazherie u bë ndërsa Shtëpia e Bardhë nuk dha detaje.

"Studimet gjithëpërfshirëse laboratorike të kryera në lidhje me vizitën ishin të jashtëzakonshme, përfshirë parametra të qëndrueshëm metabolikë, hematologjikë dhe kardiakë", shkroi Sean Barbarbella, mjeku i Trumpit në përmbledhjen e vizitës së presidentit në spital të publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Vizita erdhi vetëm gjashtë muaj pas kontrollit të tij vjetor fizik në prill. Kjo ndodhi pasi gazetarët vunë re mavijosje në pjesën e pasme të dorës së Trumpit, të cilat presidenti u përpoq vazhdimisht t'i fshihte me grim, duke nxitur spekulime rreth shëndetit të presidentit.

Ënjtja në këmbë, e vërejtur edhe nga gazetarët, iu atribuua pamjaftueshmërisë kronike venoze, e cila ndodh kur valvulat në venat e këmbëve nuk mund ta pompojnë gjakun në mënyrë të mjaftueshme në zemër.

Shtëpia e Bardhë nuk ka treguar pse Trumpi iu nënshtrua një vizite të dytë në spital këtë vit. Është shumë e pazakontë që një president të bëjë më shumë se një kontroll mjekësor në vit, por Trumpi është një nga më të vjetrit që mban këtë detyrë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.