Trump: Katari do të blejë pajisje ushtarake nga SHBA-ja me vlerë 42 miliardë dollarë
Presidenti amerikan Trump tha se Katari do të blejë pajisje ushtarake me vlerë 42 miliardë dollarë dhe se ata synojnë të mbledhin 10 trilionë dollarë investime në mandatin e tij të dytë
Kuds
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Katari do të blejë pajisje ushtarake nga SHBA-ja me vlerë 42 miliardë dollarë dhe se ata synojnë të mbledhin 10 trilionë dollarë investime në mandatin e tij të dytë, transmeton Anadolu.
Në fjalimin në bazën amerikane Al-Udeid në Katar, të cilën e vizitoi si pjesë e turneut të tij në Lindjen e Mesme, Trump tha se kishin arritur marrëveshje me Katarin për të blerë sistemin mbrojtës nga raketat balistike THAAD, avionët e furnizimit ajër-ajër "Pegasus" dhe mjetet ajrore pa pilot të tipit "MQ-9B Skyguardian" nga SHBA-ja me vlerë prej 42 miliardë dollarësh.
Trump, i cili tha se do të investonin 10 miliardë dollarë për të zgjeruar bazën amerikane Al-Udeid, potencoi se ata po bashkëpunojnë me administratën e Dohas në mbrojtje.
"Siç e kam thënë edhe më parë, do të miratoj një buxhet të paprecedentë prej 1 trilion dollarësh për Forcat e Armatosura të SHBA-së", tha Trump.
Ai shtoi se synojnë të mbledhin 10 trilionë dollarë investime gjatë mandatit të dytë të presidencës së tij. Trump thotë se buxheti i mbrojtjes i vendit të tij do të rritet në këtë mënyrë.
