Bota

Trump: Irani është i përfshirë në bisedimet e paqes në Gaza me SHBA-në dhe Izraelin

“Gaza tani është në mes të një negociate masive midis nesh dhe Hamasit dhe Izraelit dhe Irani në fakt është i përfshirë”, tha Trump

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı  | 09.06.2025 - Përdıtësım : 09.06.2025
Trump: Irani është i përfshirë në bisedimet e paqes në Gaza me SHBA-në dhe Izraelin

Hamilton

Sipas presidentit amerikan, Donald Trump, Irani është i përfshirë në negociatat e vazhdueshme në lidhje me Rripin e Gaxës, së bashku me SHBA-në, Izraelin dhe grupin palestinez Hamas, transmeton Anadolu.

“Gaza tani është në mes të një negociate masive midis nesh dhe Hamasit dhe Izraelit dhe Irani në fakt është i përfshirë”, u tha Trump gazetarëve pas një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë pas kthimit nga zyra qeveritare në Camp David.

Presidenti amerikan nuk dha detaje mbi natyrën e rolit të Iranit, duke u shprehur, “Do të shohim se çfarë do të ndodhë me Gazën”.

“Duam t’i kthejmë pengjet. Kjo është e tëra që mund t’ju them”, shtoi ai.

Sipas mediave izraelite dhe amerikane, plani 13-pikësh i SHBA-së i paraqitur si Hamasit ashtu edhe Izraelit përshkruan një armëpushim 60-ditor, lirime të ndërsjella të pengjeve dhe të burgosurve, si dhe bisedime të strukturuara mbi të ardhmen e Gazës, së bashku me lirimin nga Hamasi të 10 pengjeve të gjallë izraelitë dhe mbetjeve të 18 të tjerëve në dy faza.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, Izraeli ka vazhduar me ofensivën shkatërruese në Gaza që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 54.400 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar për rrezikun e urisë midis popullsisë së enklavës.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet e tij të luftës kundër civilëve në enklavë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın