Bota

Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë

“Ata janë duke negociuar”, tha presidenti amerikan, Donald Trump

Diyar Güldoğan  | 05.02.2026 - Përdıtësım : 05.02.2026
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë

Washington

Irani nuk dëshiron që SHBA-ja ta sulmojë vendin, tha sot presidenti Donald Trump, raporton Anadolu.

“Ata nuk duan që ne t’i godasim”, tha Trump gjatë mëngjesit kombëtar të lutjeve, që u mbajt për herë të 74-të.

“Ata janë duke negociuar”, shtoi ai.

Duke folur për grumbullimin e forcave ushtarake amerikane në rajon, Trump tha: “E dini, ne kemi një flotë të madhe që po shkon drejt Iranit”.

Komentet e Trumpit erdhën përpara bisedimeve indirekte mbi programin bërthamor që pritet të mbahen të premten mes Iranit dhe SHBA-së në kryeqytetin e Omanit, Maskat.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın