Bota

Trump i kërkon presidentit sirian të marrë kontrollin e burgjeve të DEASH-it nga terroristët e PKK/YPG-së

Thirrja është bërë gjatë takimit të Trumpit me presidentin sirian Al-Sharaa në Riad

Zehra Nur Çelik, Seda Sevencan  | 14.05.2025 - Përdıtësım : 14.05.2025
Trump i kërkon presidentit sirian të marrë kontrollin e burgjeve të DEASH-it nga terroristët e PKK/YPG-së

Ankara

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka kërkuar presidentit sirian Ahmed al-Sharaa, të marrë përgjegjësinë për qendrat e burgimit të anëtarëve të DEASH-it në verilindje të Sirisë, të cilat janë nën kontrollin e grupit terrorist PKK/YPG, njoftoi në X zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, transmeton Anadolu.

Thirrja është bërë gjatë takimit të Trumpit me Al-Sharaan me ftesë të princit të kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, si pjesë e një samiti të Gjirit dhe SHBA-së në kryeqytetin saudit Riad.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjithashtu iu bashkua takimit në mënyrë onlajn.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın