Bota

Trump: I dërguari për Lindjen e Mesme më tha se armëpushimi në Gaza është afër

- Presidenti amerikan Trump tha se "Në Gaza ka një përparim të madh" ndërsa njoftoi se përfaqësuesi i tij i posaçëm për Lindjen e Mesme, Witkoff, i ka thënë se armëpushimi në Gaza është shumë afër

Selen Valente Rasquinho  | 25.06.2025 - Përdıtësım : 25.06.2025
Trump: I dërguari për Lindjen e Mesme më tha se armëpushimi në Gaza është afër

Bruksel

BRUKSEL (AA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se "Në Gaza ka një përparim të madh" ndërsa ka njoftuar se përfaqësuesi i tij i posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, i ka thënë se armëpushimi në Gaza është shumë afër, transmeton Anadolu.

Trump u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Mark Rutte, përpara sesionit të liderëve të Samitit të NATO-s tnë Hagë të Holandës. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Trump foli lidhur me situatën e fundit të armëpushimit Izrael-Iran.

"(Progresi) është shumë i mirë, mendoj. Shumë i mirë. Avionët izraelitë u kthyen mbrapsht dje. Isha krenar për ta. Ata u ngritën sepse menduan se kishte një shkelje. Teknikisht ata kishin të drejtë, por kjo nuk do të kishte dhënë rezultat shumë të mirë. Dhe ata i kthyen avionët mbrapsht", deklaroi Trump.

Për konfliktin midis Izraelit dhe Iranit, presidenti amerikan tha: "Ata patën një grindje të madhe si dy fëmijë në oborrin e një shkolle".

Trump tha se ai mendoi se do të ishte e lehtë t'i "linte të dyja palët të grindeshin" për një kohë dhe pastaj t'i ndalte ato.


- Situata në Rripin e Gazës

Lidhur me situatën në Gaza, Trump tha se përfaqësuesi i posaçëm për Lindjen e Mesme, Witkoff, i ka thënë atij se armëpushimi në Gaza është shumë afër duke theksuar se "Ka një përparim të madh në Gaza".

Lidhur me axhendën e Samitit, Trump rikujtoi se dëshiron që aleatët të rrisnin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 5 për qind të produktit të tyre të brendshëm bruto (PBB). "NATO do të forcohet shumë me ne", tha presidenti amerikan.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın