Bota

Trump i dërgon letër liderit iranian Khamenei për të negociuar një marrëveshje

"Nëse Irani nuk negocion, kjo do të jetë shumë e shëmtuar për to. Irani nuk mund të ketë armë bërthamore. Ka edhe opsione të ndryshme", tha Trump

Zeynep Katre Oran  | 07.03.2025 - Përdıtësım : 07.03.2025
Trump i dërgon letër liderit iranian Khamenei për të negociuar një marrëveshje

Ankara

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se i ka dërguar një letër liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khameneit për të negociuar një marrëveshje, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë për "Fox Business Network", Trump theksoi se i ka dërguar dje Khameneit një letër dhe se preferon të bëjë një marrëveshje me Iranin mbi programin bërthamor.

"Nëse Irani nuk negocion, kjo do të jetë shumë e shëmtuar për to. Irani nuk mund të ketë armë bërthamore. Ka edhe opsione të ndryshme", tha Trump.

Muajin e kaluar, presidenti amerikan Trump tha se Irani nuk duhet të posedojë armë bërthamore dhe se preferenca e tij është për një marrëveshje bërthamore që do të lejonte Iranin të rritet dhe të zhvillohet.

Ai nënvizoi nevojën për të filluar me punë menjëherë lidhur me marrëveshjen. "Duhet të bëjmë festë të madhe në Lindjen e Mesme kur të nënshkruhet dhe të përfundojë marrëveshja. Zoti e bekoftë Lindjen e Mesme", tha Trump.

Muajin e kaluar, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të rivendosur politikën e "presionit maksimal" ndaj Iranit.

Presidenti amerikan tha se nuk është i lumtur nga ky vendim, por se duhej "të ishte i ashpër ndaj Iranit".

Trump pohoi se Irani nuk do të kishte kurrë armë bërthamore gjatë presidencës së tij dhe se ata do të shihnin nëse një marrëveshje me Iranin ishte e mundur, por se ai do të bënte gjithçka që është e nevojshme.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın