Trump i cilëson sulmet në Nigeri si "dhuratë Krishtlindjeje" për DEASH-in
“Dje u goditën shumë fort. Morën një dhuratë Krishtlindjeje shumë të keqe”, tha presidenti amerikan pasi më herët njoftoi një sulm ndaj caqeve të DEASH-it në veriperëndim të Nigerisë.
Stamboll
Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se sulmet ndaj caqeve të DEASH-it (ISIS) në Nigeri ishin një “dhuratë Krishtlindjeje” për grupin terrorist, transmeton Anadolu,
Ai deklaroi në radio WABC se “dhjetëra mijëra të krishterë” po vriten në Nigeri dhe shtoi se kishte paralajmëruar qeverinë nigeriane për pasojat.
“Thashë dje, ‘Goditini ditën e Krishtlindjeve. Do të jetë një dhuratë Krishtlindjeje’”, tha Trump.
Ai theksoi se forcat amerikane goditën “fort DEASH-in në disa lokacione, duke e quajtur grupin terrorist “të tmerrshëm” dhe “kasapë”.
“Dje u goditën shumë fort. Morën një dhuratë Krishtlindjeje shumë të keqe”, shtoi ai.
Ndryshe, Trump njoftoi se SHBA-ja ka kryer sulme ndaj caqeve të DEASH-it në veriperëndim të Nigerisë të enjten.
Komanda e SHBA-së për Afrikën (AFRICOM) tha se sulmet u kryen “në kërkesë të autoriteteve nigeriane” në shtetin Sokoto, duke vrarë disa terroristë të DEASH-it, sipas një postimi në X.
Nigeria konfirmoi sot herët se vazhdon të bashkëpunojë me SHBA-në për çështje sigurie për të adresuar kërcënimin e vazhdueshëm të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
