Bota

Trump: Hapësira ajrore sipër dhe përreth Venezuelës do të mbyllet "tërësisht"

“Për të gjitha linjat ajrore, pilotët, trafikantët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore, ju lutem konsideroni se hapësira ajrore mbi dhe përreth Venezuelës është e mbyllur plotësisht”, tha presidenti amerikan.

Ahmet Salih Alacaci  | 29.11.2025 - Përdıtësım : 29.11.2025
Trump: Hapësira ajrore sipër dhe përreth Venezuelës do të mbyllet "tërësisht"

Washington

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se hapësira ajrore mbi dhe rreth Venezuelës duhet të konsiderohet “plotësisht e mbyllur”, në përshkallëzimin më të fundit të tensioneve midis Washingtonit dhe vendit të Amerikës së Jugut, transmeton Anadolu.

“Për të gjitha linjat ajrore, pilotët, trafikantët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore, ju lutem konsideroni se hapësira ajrore mbi dhe përreth Venezuelës është e mbyllur plotësisht”, tha Trump përmes rrjetit të tij social, “Truth Social”.

Lëvizja vjen pas muajsh të zgjerimit të operacioneve ushtarake amerikane në gjithë Amerikën Latine, me dislokimin e marinsave, anijeve luftarake, avionëve luftarakë dhe bombardues, nëndetëseve dhe dronëve, mes spekulimeve se Washingtoni mund të ndërmarrë një sulm kundër Venezuelës.

Deri më tani, ushtria amerikane ka kryer 21 sulme ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë droge, që kanë rezultuar në vdekjen e të paktën 83 personave që administrata i ka përshkruar si “narkoterroristë”.

Të enjten, Trump tha se SHBA-ja “shumë shpejt” do të fillojë të ndërmarrë veprime për të ndaluar trafikantët e dyshuar venezuelas të drogës në tokë.

Kjo gjithashtu pason shpalljen zyrtare nga Washingtoni të “Cartel de los Soles” me bazë në Venezuelë, si një organizatë të huaj terroriste, të cilin e akuzon presidentin e vendit, Nicolas Maduro, dhe zyrtarë të tjerë të lartë se e drejtojnë.

Qeveria venezuelase e hodhi poshtë këtë veprim si plan “qesharak” për të shpallur si grup terrorist një kartel “që nuk ekziston”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın