Bota

Trump fton presidentin turk Erdogan t'i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën si anëtar themelues

Ftesa është dërguar në një letër më 16 janar, tha drejtori i Komunikimeve i Turqisë

Serdar Dincel  | 17.01.2026 - Përdıtësım : 17.01.2026
Trump fton presidentin turk Erdogan t'i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën si anëtar themelues

Stamboll

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në cilësinë e kryetarit themelues të Bordit të Paqes për Gazën, e ka ftuar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan t’i bashkohet këtij bordi, transmeton Anadolu.

“Më 16 janar, Presidenti i SHBA-së Donald Trump, në cilësinë e kryetarit themelues të Bordit të Paqes, dërgoi një letër duke ftuar Presidentin tonë, z. Recep Tayyip Erdogan, të bëhet anëtar themelues i Bordit të Paqes”, tha Burahanettin Duran, drejtori i Komunikimeve i Turqisë, në një postim në platformën sociale turke NSosyal.

Duran tha se Këshilli i Sigurimit i OKB-së, me Rezolutën 2803, mbështeti Planin Gjithëpërfshirës për Përfundimin e Konfliktit në Gaza, i cili u shpall nga Trump dhe çoi në një armëpushim në enklavën palestineze. Në këtë kuadër, shtoi ai, Bordi i Paqes dhe strukturat e tij po krijohen për të garantuar sigurinë dhe rindërtimin e Gazës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın