Bota

Trump e shpalli "organizatë terroriste" grupin e krahut të majtë "Antifa"

Trump tha se do të shqyrtonte "100 për qind" përfshirjen e grupeve radikale të krahut të majtë si Antifa si "grupe terroriste vendase" në lidhje me vrasjen e aktivistit republikan Charlie Kirk

Bekir Aydoğan  | 18.09.2025 - Përdıtësım : 18.09.2025
Trump e shpalli "organizatë terroriste" grupin e krahut të majtë "Antifa"

Ankara

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se grupin e krahut të majtë "Antifa", të cilin e përshkroi si "të sëmurë dhe të rrezikshëm", e ka shpallur si një "organizatë terroriste", transmeton Anadolu.

Trump ndau një postim mbi këtë çështje nga llogaria e tij në Truth Social me seli në SHBA.

Trump deklaroi se ishte i kënaqur të njoftonte se e kishte shpallur grupin "Antifa", "një plagë të sëmurë, të rrezikshme dhe radikale të krahut të majtë", si një organizatë të madhe terroriste dhe se do të rekomandonte fuqimisht një hetim të plotë ndaj atyre që financojnë Antifa-n.

Trump tha se do të shqyrtonte "100 për qind" përfshirjen e grupeve radikale të krahut të majtë si "Antifa" si "grupe terroriste vendase" në lidhje me vrasjen e aktivistit republikan Charlie Kirk.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.