Trump e quan "të shkëlqyer" sulmin e Izraelit ndaj Iranit
- "Ne u dhamë atyre një shans dhe ata nuk e shfrytëzuan. Ata u goditën rëndë, shumë rëndë", tha presidenti amerikan Trump për sulmet e Izraelit ndaj Iranit
Istanbul
STAMBOLL (AA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Trump sot i quajti sulmet ajrore të Izraelit gjatë natës mbi Iranin "të shkëlqyera", duke shtuar se "do të ketë edhe shumë për t'u bërë", transmeton Anadolu.
Duke folur në telefon për ABC News, Trump foli për sulmet.
"Mendoj se ka qenë e shkëlqyer. Ne u dhamë atyre një shans dhe ata nuk e shfrytëzuan. Ata u goditën rëndë, shumë rëndë. Ata u goditën aq fort sa do të goditesh. Dhe ka edhe shumë për t'u bërë", tha Trump.
I pyetur nëse SHBA-ja kishte marrë pjesë në sulm në ndonjë mënyrë, Trump nuk pranoi të përgjigjej, duke thënë: "Nuk dua të komentoj për këtë".
