Bota

Trump: E enjtja mbetet afati i “përshtatshëm” për përgjigjen e Ukrainës ndaj propozimit të mbështetur nga SHBA-ja

“Kam pasur shumë afate. Nëse gjërat funksionojnë mirë, keni tendencë t’i zgjasni afatet. Por e enjtja, mendojmë ne, është një kohë e përshtatshme”, tha Trump

Rabia İclal Turan  | 21.11.2025 - Përdıtësım : 21.11.2025
Trump: E enjtja mbetet afati i “përshtatshëm” për përgjigjen e Ukrainës ndaj propozimit të mbështetur nga SHBA-ja

Washington

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se e enjtja e ardhshme mbetet një afat i fundit i “përshtatshëm” për Ukrainën për t’iu përgjigjur një propozimi të paqes të mbështetur nga SHBA-ja, teksa sinjalizoi se afati kohor mund të zgjatet nëse negociatat tregojnë përparim, transmeton Anadolu.

Në një intervistë për ‘Fox News Radio’, Trump u pyet lidhur me raportet rreth planit të paqes me 28 pika dhe vendosjes së një afati kohor për Kievin.

“Kam pasur shumë afate. Nëse gjërat funksionojnë mirë, keni tendencë t’i zgjasni afatet. Por e enjtja, mendojmë ne, është një kohë e përshtatshme”, tha Trump.

Kjo ditë bie 27 nëntori, festa e Falënderimeve në SHBA.

Drafti i propozuar përfshin kërkesa që Ukraina të heq dorë nga anëtarësimi në NATO, të njohë Krimenë, Donetskun dhe Luhanskun si zona ‘de fakto’ të kontrolluara nga Rusia dhe të tërheq forcat për të krijuar një zonë të çmilitarizuar në Donbas në këmbim të garancive të sigurisë të modeluara sipas parimit të mbrojtjes kolektive të NATO-s.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, deklaroi se Kievi po koordinohet ngushtë me partnerët e tij për të siguruar që qëndrimet e tij kryesore të pasqyrohen në negociata dhe theksoi se ai synon të diskutojë propozimet e SHBA-së drejtpërdrejtë me Trumpin.

Kremlini pohon se nuk ka pasur kontakte të reja që nga takimi i udhëheqësve në Alaska në muajin gusht.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın