Bota

Trump: Dëshiroj që populli i Gazës të jetë i sigurt

"Dua të shoh siguri për popullin e Gazës. Ata kanë kaluar nëpër ferr", thotë presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Diyar Güldoğan  | 04.07.2025 - Përdıtësım : 04.07.2025
Trump: Dëshiroj që populli i Gazës të jetë i sigurt

Washington

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se dëshiron që njerëzit në Rripin e Gazës të jenë të sigurt, transmeton Anadolu.

"Dua që populli i Gazës të jetë i sigurt, më e rëndësishmja", tha Trump për gazetarët, kur u pyet nëse ai ende dëshiron që SHBA-ja të "merr kontrollin" e Gazës.

"Dua të shoh siguri për popullin e Gazës. Ata kanë kaluar nëpër ferr", shtoi ai.

Trump e paraqiti për herë të parë propozimin e tij që SHBA-ja të marrë pronësinë e Gazës në shkurt. Plani u refuzua gjerësisht nga kombet anembanë botës, por ai vazhdoi ta ngrejë atë në mënyrë sporadike gjatë tre muajve të fundit.

Para disa ditësh Trump tha se shpreson që një armëpushim në Gaza të arrihet "diku javën tjetër".

Ai tha të martën se do të diskutojë për Gazën dhe Iranin me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu javën tjetër në Washington, DC.

Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për armëpushim, Izraeli ka vazhduar luftën gjenocidale në Rripin e Gazës, duke vrarë më shumë se 57.100 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, që nga tetori 2023.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın