Bota

Trump: Duket sikur kemi një marrëveshje për Gazën

"Duket sikur kemi një marrëveshje për Gazën dhe do t’ju njoftojmë”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë

Michael Gabriel Hernandez  | 26.09.2025 - Përdıtësım : 26.09.2025
Trump: Duket sikur kemi një marrëveshje për Gazën

Washington DC

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sugjeruar se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës pothuajse dyvjeçare të Izraelit në Rripin e Gazës së rrethuar është afër, transmeton Anadolu.

“Duket sikur kemi një marrëveshje për Gazën dhe do t’ju njoftojmë”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë teksa po përgatitej të niset për Kupën Ryder.

“Mendoj se është një marrëveshje që do t’i kthejë pengjet. Do të jetë një marrëveshje që do t’i japë fund luftës. Do të jetë një marrëveshje që do të jetë paqe”, shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın