Bota

Trump do të shpallë Bordin e Paqes në Gaza javën e ardhshme

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shpallë Bordin e Paqes në Gaza javën e ardhshme në kuadër të fazës së dytë të armëpushimit

Fatma Zehra Solmaz  | 08.01.2026 - Përdıtësım : 08.01.2026
Trump do të shpallë Bordin e Paqes në Gaza javën e ardhshme

Stamboll

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet të shpallë Bordin e Paqes në Gaza javën e ardhshme në kuadër të fazës së dytë të armëpushimit, sipas dy zyrtarëve amerikanë dhe dy burimeve të njohura me çështjen, sipas "Axios news", transmeton Anadolu.

Bordi, i cili pritet të kryesohet nga Trumpi dhe të përfshijë rreth 15 udhëheqës botërorë, do të mbikëqyrë një qeveri palestineze që ende nuk është formuar dhe do të mbikëqyrë procesin e rindërtimit në Rripin e Gazës.

Vendet që pritet të bashkohen me bordin përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën, Italinë, Arabinë Saudite, Katarin, Egjiptin dhe Turqinë. Një burim me njohuri të drejtpërdrejta të iniciativës tha se "Ftesat po u dërgohen vendeve kryesore për t'u bërë anëtarë të bordit".

Zyrtarët amerikanë thanë se plani mbetet subjekt i ndryshimeve, duke përmendur zhvillimet e mundshme në prioritetet e tjera të politikës së jashtme, të tilla si Venezuela dhe përpjekjet për paqe Ukrainë-Rusi.

Ish-i dërguari i OKB-së për Lindjen e Mesme, Nikolay Mladenov do të veprojë si përfaqësues i Bordit të Paqes në terren. Ai do të vizitojë Izraelin këtë javë për t'u takuar me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë përpara njoftimit të pritur të Trumpit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.