Bota

Trump do të kërkojë dënim me vdekje për ata që kryejnë vrasje në Washington

"Nëse dikush vret dikë në kryeqytetin Washington, ne do të kërkojmë ndaj tij dënim me vdekje", tha presidenti amerikan, Donald Trump

Hakan Çopur  | 26.08.2025 - Përdıtësım : 26.08.2025
Trump do të kërkojë dënim me vdekje për ata që kryejnë vrasje në Washington

Washington

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se do të kërkojë dënim me vdekje për ata që kryejnë vrasje në Washington, raporton Anadolu.

Trump foli lidhur me sigurinë e Washingtonit në një mbledhje të kabinetit të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.

Ai theksoi se masat shtesë që kanë marrë në Washington kanë ulur ndjeshëm shkallën e krimit dhe se janë krenarë për këtë, ndërsa shtoi se nuk ka pasur vrasje në kryeqytet në dy javët e fundit.

"Nëse dikush vret dikë në kryeqytetin Washington, ne do të kërkojmë ndaj tij dënim me vdekje", tha Trump.

Presidenti amerikan tha se do të shohin se çfarë mund të bëhet për një rregullore për Washingtonin lidhur me këtë çështje.

- "Nuk jam diktator"

Trump tha se ata do të marrin masa më të ashpra për të luftuar krimin në të gjithë vendin.

"Unë nuk jam diktator, unë thjesht di si t'i parandaloj krimet", u shpreh Trump.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.