Trump do t'i ofrojë Putinit qasje në elementët e rralla të tokës për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë
- Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, një anëtar i administratës së Trumpit, po përpiqet të përshpejtojë procesin e armëpushimit duke vlerësuar lëshime ekonomike ndaj Rusisë.

İngiltere
LONDËR (AA) - Gazeta britanike "The Telegraph" pretendon se presidenti i SHBA-së, Donald Trump planifikon t'i ofrojë presidentit rus Vladimir Putin qasje në elementët e rralla të tokës për ta inkurajuar atë të përfundojë luftën në Ukrainë, transmeton Anadolu.
Në lajmin e gazetës pretendohet se Trump do të ofrojë mundësi të ndryshme fitimprurëse gjatë takimit të tij që do të zhvillojë me Putinin nesër në Alaskë, përfshirë hapjen e burimeve natyrore të Alaskës për Rusinë dhe heqjen e disa sanksioneve të SHBA-së mbi sektorin e aviacionit të Rusisë.
Më tej në lajm vihet në dukje se Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, një anëtar i administratës së Trumpit, po përpiqet të përshpejtojë procesin e armëpushimit duke vlerësuar lëshime ekonomike ndaj Rusisë.
Në këtë propozim në rend dite paraqitet që Rusisë t'i jepet qasje në elementët e rralla të tokës që gjenden në zonat nën kontrollin e saj në Ukrainë. Ukraina, e cila posedon afërsisht 10 për qind të rezervave të litiumit në botë të përdorura në prodhimin e baterive, aktualisht dy nga depozitat e saj më të mëdha të litiumit ndodhen në zonat e kontrolluara nga Rusia.
Një marrëveshje mbi elementët e rralla të tokës u nënshkrua midis SHBA-së dhe Ukrainës në maj ndërsa operacionet e reja të minierave mund të bëhen operative më shpejt me bashkëpunimin rus, thuhet më tej.
Më 8 maj, presidenti amerikan Trump njoftoi nënshkrimin zyrtar dhe hyrjen në fuqi të marrëveshjes për elementët e rrallë të tokës midis SHBA-së dhe Ukrainës.
"Sapo kemi finalizuar marrëveshjen për elementet e rralla me Ukrainën, e cila është miratuar plotësisht nga organet legjislative. Marrëveshja tashmë është nënshkruar dhe ratifikuar dhe tani kemi qasje në një sasi shumë të madhe elementesh të rralla me cilësi shumë të lartë", tha Trump.
Një memorandum mirëkuptimi u nënshkrua midis Ukrainës dhe SHBA-së më 18 prill lidhur me marrëveshjen për elementët e rralla të tokës.